Një gjykatës i Nju Jorkut ka caktuar 25 marsin e vitit 2024, si datë për çështjen penale kundër ish-presidentit Donald Trump.
Data e gjyqit u caktua gjatë një seance të shkurtër dëgjimore të martën, në të cilën gjyqtari Juan Merchan njoftoi për këtë datë Trump I cili mori pjesë përmes një video-lidhjeje.
Trump u deklarua i pafajshëm muajin e kaluar për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit me qëllim të fshehjes së sjelljes së paligjshme të lidhur me fushatën e tij presidenciale të vitit 2016. Akuzat penale rrjedhin nga hetimi i Prokurorit të Qarkut Alvin Bragg për pagesat e parave të heshtura, të bëra gjatë fushatës së vitit 2016, ndaj yllit të filmit për të rritur, Stormy Daniels, i cili pretendoi një lidhje me Trump, të cilën ai e mohon.
Gjatë seancës, Trump mund të shihej duke folur dhe duke bërë gjeste me avokatin e tij Todd Blanche, i ulur pranë tij në ekran, por audioja e tij nuk ishte e dëgjueshme.
Avokati i Trump tha se ish-presidenti mbetet i shqetësuar se urdhri cenon të drejtat e tij të Amendamentit të Parë.
Gjykatësi kufizon shpërndarjen e informacionit nga Trump nga çështja penale e Nju Jorkut në mediat sociale.
“Sigurisht që nuk është qëllimi im në asnjë mënyrë të pengoj aftësinë e zotit Trump për të bërë fushatë për president të Shteteve të Bashkuara. Ai është i lirë të mbrohet kundër këtyre akuzave. Ai është i lirë të bëjë fushatë,” shtoi Merchan. Ai është i lirë të bëjë pothuajse çdo gjë që nuk shkel kushtet specifike të urdhrit mbrojtës”, tha gjykatësi.
Gjykatësi paralajmëroi avokatët se shkelja e urdhrit nga Trump mund të rezultojë në sanksione. Në fillim të këtij muaji, Merchan nënshkroi një urdhër mbrojtës, i cili pjesërisht thoshte se provat e çështjes që prokurorët i japin ekipit mbrojtës të Trump nuk mund të ndahen ose postohen në “asnjë lajm apo platformë të mediave sociale, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në Truth Social, Facebook, Instagram, WhatsApp, Twitter, Snapchat ose YouTube, pa miratimin paraprak nga Gjykata.”
Trump mund t’i shikojë vetëm disa prova të përcaktuara nga prokurorët si “materiale të kufizuara të shpërndarjes” në prani të avokatëve të tij dhe nuk mund t’i “kopjojë, fotografojë, transkriptojë ose të zotërojë në mënyrë të pavarur” ato prova, sipas urdhrit.
Mocionet e mbrojtjes tani duhet të bëhen deri më 29 gusht dhe prokurorët duhet të përgjigjen deri më 10 tetor.
Seanca e radhës tani është caktuar për 4 janar 2024. Ish-presidenti ka bërë vazhdimisht komente negative publike dhe postime në rrjetet sociale për prokurorin e rrethit, dëshmitarët e mundshëm të gjyqit dhe gjyqtarin e kësaj çështjeje.
Prokurorët cituan disa nga postimet e Truth Social të Trump në kërkesën e tyre për një urdhër mbrojtës.
Avokatët e Trump kanë paraqitur një mocion për ta zhvendosur çështjen penale në gjykatën federale në Manhattan, duke argumentuar se krimet që Trump akuzohet se ka kryer janë të lidhura me detyrat e tij si president.
Kërkesa e mbrojtjes për ta zhvendosur çështjen në gjykatën federale nuk e ndalon orarin e vazhdueshëm të gjykatës shtetërore. Një seancë dëgjimore në gjykatën federale për këtë mocion është caktuar për muajin e ardhshëm.