Që prej paradites së sotme, gjyqi i një ish-zyrtari iranian, Hamid Noury është zhvendosur në gjykatën e Durrësit për të dëgjuar për 2 javë rradhazi dëshmitarët kyç të kësaj ngjarje.

Disa familjarë të viktimave të masakrës së 18 korrikut në vitin 1988, folën për mediat para Gjykatës së Durrësit, ku kërkonin dënimin e ish-zyrtarit Hamid Noury.

“Janë 7 dëshmitarë nga anëtarët e MEK që do të dëshmojnë kundër krimeve që ka bërë Hamdi Noury. Jam shumë e lumtur që gjykatësit kanë ardhur këtu sepse 90% e martirëve janë nga radhët e Muxhahedinëve.”

“Jam arrestuar në vitin 1993 në Iran sepse isha mbështetëse e muxhahedinëve dhe u burgosa për 6 vite me radhë. Jam një nga dëshmitarët e masakrës së vititi 1988, ku 90% e viktimave ishin muxhahedinë”.,- thanë dy nga anëtaret e MEK të thirrura për të dëshmuar para gjykatësve suedezë.

Krimi për të cilin bëhet fjalë ka ndodhur në korrik 1988, kur 30,000 të burgosur politikë u masakruan pas seancave gjyqësore të parregullta që zgjatnin një ose dy minuta.

Të gjitha viktimat janë varrosur në fshehtësi në varre masive të fshehta.

Regjimi iranian nuk e ka pranuar kurrë këtë masakër dhe autorët e saj kanë gëzuar pandëshkueshmëri totale gjatë gjithë këtyre viteve.