Tiranë, 13 maj 2014 – Gjyqtari shqiptar, Lorenc Jemini dhe dy ndihmësit e tij anësorë Ermal Barushi e Denis Rexha do të gjykojnë ndeshjen miqësore Spanjë-Bolivi. Kampionët e botës do të përballen më 30 maj në Sevilla me kombëtaren e Xabier Azkargorta, si përgatitje për Botërorin e kësaj vere.
Nga ana tjetër edhe ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Turqisë do të arbitrohet nga shqiptarë, pikërisht nga Bardhyl Pashaji dhe ndihmësat Rejdi Avdo e Ridiger Çokaj. Sfida do të zhvillohet më 21 maj në Mitrovicë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





