VLORE– Sulmohet me acid një gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur gjyqtarja Mirela Mishgjoni është sulmuar brenda ambienteve të gjykatës, kur një person ende i paidentifikuar nga policia, i ka hedhur një sasi acidi në fytyrë dhe kraharor.

Gjyqtarja është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se gjyqtarja është sulmuar për shkak të detyrës.