4 nëntor 2015 – E pabesueshme ajo që ka ndodhur në serinë D në Itali, kategori ku luan edhe Parma e famshme. Gjyqtari i ndeshjes Correggese-Sammaurese, Marco Stampatori, mesa duket shumë symprehtë, ka dalluar se njëra portë ishte më e ulet se duhej (standarti është 2.44 m) dhe nuk ka lejuar nisjen e lojës pa u korrigjuar ky defekt. Kështu vendasve u është dashur të marrin lopatat në duar e të gërmojnë për të rregulluar portën, madje ishin drejtuesit e lartë të Correggeses që ju përveshën vetë punës për të mundësuar zhvillimin normal të lojës.
/portali DurresLajm/