Në një deklaratë për shtyp, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e cilësoi si të padrejtë konfirmin në detyrë të gjyqtarit Dritan Hallunaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ky vendim, sipas tij, është këmbanë alarmi për sistemin e ri të Drejtësisë dhe provë se Vettingu nuk po shkarkon gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e të lidhur me krimin.

"Konfirmimi në detyrë sot  i gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, përgjegjës për lirimin nga burgu të mikut të Edi Ramës, Arben Frroku, vrarësit të komisarit Dritan Lamaj, është këmbanë alarmi për sistemin e ri të Drejtësisë, dhe provë e qartë se Vettingu nuk po shkarkon gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar," tha Alibeaj.

Deputeti i djathtë u shpreh se lirimi nga burgu i një vrasësi ishte shkak i mjaftueshëm që gjyqtari Hallunaj të ngecte në “sitën” e Vettingut.

"Lirimi nga burgu i një vrasësi si Arben Frroku, është shkak i mjaftueshëm për të shkaktuar nga detyra një gjyqtar. Dhe nëse gjyqtari nuk shkarkohet, Vettingu ka dështuar të kthejë besimin tek qytetarët.  Organet e Vettingut e mbrojtën se i duhet Ramës në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Nëse Vettingu s’do të ishte politik, ai do ishte shkarkuar," u shpreh Alibeaj.