Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po mban seancën dëgjimore për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

I pranishëm në fillim të seancës ishte gjyqtari vetë i cili deklaroi se do të mbrohej pa avokat. Por pasi trupi gjykues rrëzoi dy kërkesat e tij, njërën për pezullimin e seancës deri në përfundim të një hetimi disiplinor ndaj trupës gjykuese dhe tjetra për hetimin në tre komponentë, ai u largua nga salla dhe seanca vijoi pa pranine e tij.

Relatorja nga ana e saj u shpreh se hetimi është bërë vetëm në kriterin e pastërtisë së figurës.

"DSIK dërgoi një raport me konstatimin se subjekti ka pasakatësi për kontrollin e figurës. Subjekti nuk ka deklaruar kontaktet e papërshtatshme që janë identifikuar. Raporti citon se ka raporte konfidenciale se ka dyshime se është i përfshirë me krimin e organizuar" 

Udhetime me njerëz të inkriminuar 

Në vijim të verifikimit të figurës, puna u shtri në verifikimin e rezultateve të nxjerra. Komisioni iu drejtua të gjithë institucioneve që merren me verifikimin e figurës, duke kërkuar informacion të mëtejshme.

Hetimet e KPK kanë konstatuar se subjekti i rivlerësimit, gjyqtari Shkëlzen Selimi, ka pasur kontakte të papërshtatshme dhe është vërtetuar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me një person i identifikuar me inicialet F.D i cili dyshohet se është i përfshirë në trafik droge dhe ndaj tij në 2018 ka nisur hetim.

Nga verifikime të sistemit TIMS, u ngritën dyshime se Selimi ka udhëtuar më shumë se njëherë se ka lëvizur me një shtetas që ka pasur probleme me policinë dhe ka qenë në masën e sigurisë "arrest në burg". Subjekti i rivlerësimit ka thënë se ka konfirmuar njohjen si një lidhje familjare, ndërsa konfirmoi edhe një nga udhëtimet."

Baballarët e të dyve, kanë tentuar të hapin edhe një biznes bashkë, por nuk është finalizuar. Miku i gjyqtarit është arrestuar në Vlorë pasi është gjetur më armë në makine, e deklaruar si e vjedhur në atë kohë, subjekti rivlerësimit e ka pranuar se e ka marrë vesh që është arrestuar. Bashkë me këtë shtetas, është arrestuar edhe një tjetër person që është mik i Shkëlzen Selimit.

Nga këto të dhëna, rezulton se ka kontakte me persona të papërshtatshëm. Për këta persona është ngritur edhe një procedim penal në vitin 2013, të cilët kanë qenë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, ku ka qenë i përfshirë edhe shtetasi F.D., ky shtetas është referuar nga policia si person i përfshirë në këtë aktivitet. Një pjesë e personave që u hetuan për këtë procedim janë dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa për disa të tjerë kanë vazhduar hetimet. Në vitin 2018, është shënuar si i hetuar edhe shtetasi F.D

ONM: Selimi kontakte me njerëz të krimit

"Edhe vëzhguesi ndërkombëtar solli një letër, "ku konstatohet se subjekti i rivlerësimit është përfshirë në kontakte të papërshtatshme me një person për llogari me shtetasin A.I, i përfshirë në krimin e organizuar. Në 2015, ka tentuar të ndërhyjë për këtë shtetas për ekstradimin e këtij shtetasi. Por kërkesa për ekstradim është rrëzuar dhe personi është lënë i lirë".

Vendimi 

Ne mbyllje te seances degjimore u caktua që vendimi për anëtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi do jepet më 30 korrik ora 09:30.