Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi ka dalë para Vettingut, emri i të cilit lidhet me një dosje të madhe siç është ajo e Gërdecit.
Gjyqtari Selimi është futur në seancën dëgjimore pa avokat pasi do të mbrohet vetë.
Seanca dëgjimore ndaj gjyqtarit ka nisur në orën 11:00 në KPK. Trupa gjykuese e tij përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.





