Dy vite pasi u pezullua si gjyqtar dhe u shkarkua nga drejtimi i gjykatës Gjirokastër, Guximtar Boçi ka fituar pafajesinë dhe kërkon të rikthehet në postin që ka patur. Report Tv ka siguruar një kopje të padisë së Boçit, ku ai i kërkon gjykatës të caktojë se kush institucion do e rikthejë atë në detyrë pasi KLD që e pezulloi nuk ekziston më. Boçi u vu nën akuzë pas denoncimit në media të një afere seksuale dhe dyshimeve për korrupsion pasiv.
Me vendimin numër 102 datë 28 dhjetor 2016 gjyqtari i Gjirokastrës u pezullua nga detyra nga KLD e cila u njoh nga prokuroria e kriemve të rënda se ndaj Boçit kish nisur një procedim penal për veprën penale të korrupsionit pasiv.
Por ky hetim duke se nuk ka mundur të nxjerr në dritë asnjë fakt penal edhe pse në media ai u denoncua publikisht edhe për aferë seksuale me një palë ndërgjyqëse. Me një këkesë drejtuar gjykatës Administrative pak ditë para mbylljes së vitit 2018 gjyqtari i pezulluar kërkon rikthimin në detyrë e përkatësisht në gjykatën e Gjirokastrës.
Padinë, Boci e ka depozituar në administrative ku ai kërkon “revokimin e masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarit”. Boçi nuk ndalet me këtë kërkesë pasi ai është drejtuar gjykatës për ta rikthyer jo vetëm si gjyqtar në punë por edhe në postin që ai ka mbajtur më parë atë të kreut të gjykatës Gjirokastër.
Po ashtu Guximtar Boçi i kërkon gjykatës të përcaktoje se cili institucion duhet të vendose për fatin e tij pasi ai u pezullua nga KLD-ja institucion i cili tashmë është shkrirë dhe zëvëndësuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Në sistemin e drejtësisë shqiptare përfshirja e gjyqtarëve në afera korruptive apo denoncime publike nuk është një rast i izoluar pasi vetëm pak ditë më parë në pranga ra një tjetër gjyqtar. Roland Hysi në gjykatën e Fierit u arrestua pasi u filmua dhe denoncua duke kërkuar favore seksuale.





