Nazime Visha u dënua dje me 10 vjet burg, mes gjumit,  fjalëve prekëse, dhe sigurisht vuajtjes së familjarëve të saj.

Ndërsa avokatja mbante fjalën e saj, gjyqtari Petrit Çoma e zë gjumii. detyra e tij është të japë vendimin në fund, pasi dëgjohen palët të përfshira në ngjarje. 

Këtë me siguri gjyqtari e ka bërë më mirë se ç'ka mundur!

Është vërtetë komike kjo ngjarje e ndodhur dje në sallën e gjyqit për një histori tragjike siç është ajo e 18-vjeçares e cila vrau burrin, me të cilin ishte detyruar të kishte marrëdhënie intime, që kur ishte e mitur. 

Ndoshta ishte ky fakti, që edhe pse pas fjalëve tronditëse të vajzës, e cila u lut për mëshirë, gjykata nuk i mori parasysh duke dhënë verdiktin me 10 vite burg.