14 qershor 2015 – Gjyqtarja e Lezhës, Parashqevi Ademi do të qëndrojë në burg deri në fund të hetimeve për korrupsion. Kolegët e saj, të Gjykatës së Krimeve të Rënda pranuan që ta burgosin për marrjen e rryshfetit 200 mijë lekësh.

Sipas avokatit të saj, gjyqtares ia futën paratë në pxhep. Sipas tij, në momentin e parë që gjyqtarja e Lezhës do denonconte rastin u arrestua duke e humbur këtë mundësi.

Bashkë me Ademin u arrestua dhe avokati Gjovalin Ndokaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”