Pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Këshillin e Lartë Gjyqësor për mbrojtjen e magjistratëve pas kërcënimit të gjyqtares së Tiranës Arnisa Këlliçi, Komisioni ka miratuar kërkesën e gjyqtares për mbrojtje të posaçme.

Mbrojtja e posaçme nga garda e Republikës është miratuar për një afat kohor 3 mujor me të drejtë rishikimi në fund të këtij afati.

Kujtojmë se kallëzimi dhe kërkesa erdhi me pretendimet e gjyqtares Arnisa Këlliçi se ishte kërcënuar përmes një letre.