11 qershor 2015 – Policia zbardh detaje nga arrestimi i gjyqtares së Lezhës, Parashqevi Ademi dhe avokati Gjovalin Ndokaj për korrupsion. Avokati ka kërkuar një shumë prej 200 mijë lekësh të reja, duke u thënë klientëve të tij se, këto para ia kërkonte gjyqtarja për të dhënë një dënim të lehtë. Por, nga të dhënat e mësuara nga policia rezulton se, në fakt, pjesën e luanit do e merrte avokati mbrojtës. Atij iu kapën me vete 150 mijë lekë, ndërsa gjyqtares i kishte dhënë vetëm 50 mijë. Ndaj të dyve rëndon akuza e korrupsionit.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”