Pas arrestimit të gjyqtares së Korçës, Mimoza Margjeka sot do të mblidhet edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor për të shqyrtuar projekt vendimin për pezullimin nga detyra të saj.

“Shqyrtimi i projektvendimit “Për pezullimin nga detyra të magjistrates Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, caktuar në skemën e delegimit në Gjykatën e Apelit Korçë”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.”, thuhet në njoftim.

Gjyqtarja Margjeka është në arrest shtëpie pas akuzave për korrupsion. Nga përgjimet e SPAK doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.

Dy ditë më parë, gjyqtarja me tone të ashpra u shpreh se shoqërimi i sajë është në kundërshtim me ligjin.