4 vjet burg ka qenë dënimi i dhënë nga Gjykata e Lartë për gjyqtaren nga Durrësi, Majlinda Andrea, por ajo nuk do ta provojë qelinë.

Andrea akuzohej për korrupsion pasiv lidhur me marrjen e një ryshfeti 50 mijë euro, për një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint.

Ajo u shpall fajtore për korrupsion, por vuajtja e dënimit pezullohet dhe konvertohet në 3 vjet shërbim prove.

Ndërsa për bashkëshortin e saj, Odise Andrean, gjykata caktoi 1 vit e 6 muaj burg. Gjykata i hoqi çiftit të gjyqtarëve  edhe të drejtën e ushtrimit të detyrës për 5 vjet.