Një gjyqtare ka përplasur me makinën e saj një person që lëvizte me biçikletë.

Ngjarja është shënuar në aksin rrugor Lushnje- Berat, pak pas mesditës së sotme, rreth 500 metra përpara kryqëzimit të fshatit Fier Shegan.

Shkaktarja e aksidentit është Lutfie Celami, gjyqtare në Berat, e cila drejtonte mjetin tip Tojota me targa AA 085 NO, L.C., kur përplasi të moshuarin H.D., rreth 70 vjeç.

Policia konfirmon se i dëmtuari, për shkak të dëmtimeve është dërguar për trajtim në spitalin e Tiranës.

Ndërsa, gjyqtarja është shoqëruar në polici.