Itali, 28 maj 2014 – Një 83 vjeçar italian është ndaluar së bashku me djalin e tij 28 vjeçar dhe 7 persona të tjerë, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Policët italianë mbetën të surprizuar kur zbuluan se mes korrierëve të kokainës, që synonin të sillnin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike nga ishujt Karaibe figuronte edhe një i moshuar.
Të nëntë korrierët punonin për llogari të organizatës mafioze Ndrangheta.
I moshuari 83 vjeçar do të shkonte për pushime në Santo Domingo dhe në kthim do të merrte me vete një valixhe me drogë. Udhëtimi deri në vendin ezotik u bë, por sasia e drogës nuk mundi të gohej në destinacion.
83 vjeçari dhe djali i tij janë janë në arrest shtëpie.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





