16 qershor 2015 – Deri tani kemi parë që kandidatët e bashkive për zgjedhjet e 21 qershorit kanë shfrytëzuar fëmijët e zonave ku bëjnë takimet për propogandë. Por, që vetë kandidati të shfrytëzojë mbesën e vogël nuk kishte ndodhur.
Rasti vjen nga Dibra, ku kandidati i majtë, Shukri Xhelili ka mbushur faqen e tij zyrtare në facebook me fotot e mbesës 4-5 vjeçe që mban veshur bluze me figurën e kandidatit. “Votoni gjyshim tim”, shkruhet mbi to. Për arsye etike ne nuk po e publikojmë fytyrën e të miturës, pavarësisht se ajo dallohet shumë qartë në faqen zyrtare të kandidatit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





