Karabinierët italianë kanë nisur hetimet mbi një çerdhe, pasi stafi i dha një fëmijë “gjyshit të gabuar.” I moshuari ishte ai që nisi fillimisht gabimet, raporton “La Repubblica”.

Ai trokiti tek çerdhja e gabuar,që ishte ngjitur me kopshtin dhe kërkoi mbesën. Stafi i dha një fëmijë që sipas raportimeve nuk ishte mbesa e tij, dhe i moshuari nuk e kuptoi këtë gjë.

Keqkuptimi vazhdoi për gjysmë ore deri në momentin, që ai arriti në shtëpi dhe anëtarët e familjes e kuptuan që kishte sjellë “mbesën e gabuar.”

Ndërkohë një anëtar i familjes së vajzës që i ishte dhene “gjyshit te gabuar” kishte mbërritur në çerdhe dhe në momentin që nuk gjeti vajzën thirri policinë.

Mbesa e vërtetë e gjyshit, megjithëse dy vjet më e madhe se tjetra, po priste që dikush ta merrte nga kopshti fqinj.

Ngjarja tashmë solli procedime disiplinore për të dy personelet e çerdheve, duke marrë parasysh që të afërmit duhet të identifikohen, dhe se stafi është gjithashtu përgjegjës për shmangien e keqkuptimeve serioze si kjo.

Vajzat kanë të njëjtin emër por kjo nuk e justifikon gabimin. Edukatori dhe portieri që hapi derën u pezulluan nga puna për këtë incident.