Itali, 4 mars 2014 – E kishte lënë sepse ishte e papjekur. Ai ishte rreth 80 vjeç, ajo vetëm 30. “50 vite diferencë janë shumë”,- i kishte thënë i moshuari nga Xhenova të dashurës së tij. Por e gjithë kjo ishte veçse një justifikim për të nisur një tjetër histori dashurie, këtë herë me një 40 vjeçare e për më tepër mikeshë e të dashurës.

Gruaja e braktisur, me origjinë amerikanojugore është hakmarrë mbi gjyshin playboy. Ajo e ka pritur jashtë shtëpisë dhe kur 78 vjeçari, ish bankier, ka dalë dalë jashtë ka nsiur ta rrahë dhe e ka grabitur. I moshuari e ka denocuar ngjarjen në polici dhe karabinierët kanë ndaluar gruan.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/