INDI, 24 prill 2013 – Pak më shumë se 600 euro. Ky ëhstë çmimi me të cilin është shitur në Facebook një i porsalindur në Indi nga gjyshi i tij. Me shumë mundësi fëmija është blerë një organizatat kriminale që përdorin fëmijët për lypje, grabitje apo prostitucion.
Sipas gazetës franceze L’Expansion ngjarja është regjistruar në qytetin indian Ludhiana, në shtetin Punjab.
Feroz Khan, 47 vjeç, është arrestuar me akuzën e grabitjes dhe shitjes së fëmijës të porsalindur për 640 euro. Për fat të mirë vepra penale u zbulua dhe personat përgjegjës përfunduan në pranga.
Sipas policisë vendase, blerësi i foshnjes është një sipërmarrës. Fëmija ju kthye nënës së tij, një grua e divorcuar, që pati denoncuar në komisariat babain e saj për kryerjen e veprës penale.
Tre personat e përfshirë në këtë çështje rrezikojnë të dënohen me nga 7 vite burg.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





