Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një familje në kryeqytet. Nipi 22-vjeçar është gjetur i vdekur në vaskë nga gjyshja e tij.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 08:25, I riu J.B., është gjetur pa shenja jete në tualetin e banesës, në vaskë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Kongresi Manastirit”, Tiranë. Nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.





