Një vajzë e vogël, 14-muajshe ka ndërruar jetë pasi gjyshja e saj e harroi në makinë në Nju Jork, për tetë orë.
Sipas mediave të huaja, 54-vjeçarja e la fëmijën në sediljen e makinës dhe shkoi në punë. Tetë orë më vonë, ajo shkoi ta merrte vajzën në çerdhe, por shpejt e kuptoi që e kishte harruar në automjet.
Vajza e mitur është dërguar në spital, ku dhe u konstatua e vdekur. Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë janë duke vazhduar, dhe nuk ka asnjë kallëzim penal ng prindërit e vajzës.
Në SHBA, ngjarje të tilla janë shtuar në masë, ku rreth 40 fëmijë vdesin nga goditja e nxehtësisë çdo vit pasi mbeten në makina, sipas Departamentit Amerikan të Transportit. Shumica e rasteve ndodhin kur një prind ose kujdestar harron që fëmija është në automjet.