SHBA, 28 shkurt 2013– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një gjyshe ka vrarë me armë zjarri dy nipërit e saj të vegjël dhe më pas veten.

Sipas informacioneve, Debra Denison ishte njoftuar nga e bija të merrte dy fëmijët në çerdhe, pasi kjo e fundit ishte në punë.

Fëmijët ishin të moshës 2 vjeç dhe tjetri më i vogël vetëm 6 muajsh.

E moshuara ka dalë nga shtëpia e armatosur dhe ka shkuar në çerdhe të marri dy të miturit dhe më pas i ka ekzekutuar në makinë.

Kufomat u gjetën nga kalimtarët e rastit që njoftuan menjëherë policinë.

Drejtoresha e çerdhes ka delaruar për policinë se gruaja ishte shumë në rregull dhe se çdo gjë dukej normale.

Nga ana tjetër disa fqinj janë shprehur se Debra Denison prej kohësh vuante nga depresioni dhe ky mund të ketë qënë shaku i këtij krimi makabër.

Gjithashtu mësohet se djali më i madh ditën që u vra nga gjyshja e tij kishte ditëlindjen, pasi mbushte plot 2 vjeç.