Ky është momenti tronditës i një babai me djalin e tij, të cilët rrezikojnë jetën në një kalim të hekurudhës së trenit.

Nëse do të kalonin vetëm gjysmë sekondi më vonë, ata tashmë do të ishin shtypur nga treni që udhëtonte me 128 kilometër në orë pranë Waltham Corss, Hertordshire.

Videoja e publikuar nga Rrjeti hekurudhor është parë edhe nga shoferi i trenit i cili është tronditur.

Rrjeti Hekurudhor vendosi të publikonte këtë video për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi rreziqet qe mban kalimi në hekurudha dhe jo vetëm.

Max Brunnen, kreu i nivel-kalimeve të Rrjetit hekurudhor tha: “Kjo është një ngjarje tronditëse e cila shërben si një paralajmërim urgjent për njerëzit, shikoni dhe dëgjoni mirë kur kaloni hekurudhën”.