Policia italiane ka arrestuar 5 persona pasi po trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Bëhet fjalë për 4 italianë dhe 1 shqiptar të arrestuar në di Firenze, Siena, Brindisi dhe Vlorë.
Këta persona mësohet të jenë përgjegjës për trafikun e gjysmë ton marijuane, të sekuestruar nga policia. Mediat italiane shkrujnë këtë mëngjes se është duke u zhvilluar një operacion nga policia e Firences në drejtim të një organizate që merret me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Nga hetimet, policia italiane ka mundur të zbërthejë grupin që kishte krijaur organizatën në fjalë, e cila merrej kryesisht me trafikun e marijuanës nga Shqipëria në Itali.
Malli që nisej nga Shqipëria, me të mbërritur në brigjet pulieze, paketohej e bëhej gati për tu shpërndarë në tregjet italiane.





