U hodh në Nion të Zvicrës shorti i gjysmëfinaleve të Europa League. Shorti në këtë fazë nuk parashikonte kufizime, ndaj të gjitha skuadrat që kishin mbetur në garë mund të përplaseshin me njëra-tjetrën. 

Goglat, që u përzgjodhën nga Eric Abidal, nuk e shmangen përballjen mes Atleticos së Madridit dhe Arsenalit, që janë dy pretendentët kryesorë për ta fituar trofeun. Me fat Olimpique Marseille, që do të matë forcat me Salzburgun.Takimet e vajtjes do të zhvillohet më 26 prill, ndërsa ato të kthimit më 3 maj. 

Gjysmëfinalet (26 prill, 3 maj)

Olimpique Marseille – Salzburg

Arsenal – Atletico Madrid