Bayern Munchen dhe Real Madrid përballen sonte në Allianz Arena në ndeshjen e parë të gjysmë finales së Champions League. Ndërkohë, janë publikuar edhe formacionet e skuadrave të drejtuara nga Tuchel dhe Ancelotti. 

Ndeshja e parë e fazës gjysmëfinale mes Bayern Munchen dhe Real Madrid ka përfunduar me rezultatin 2:2 duke lënë gjithçka të hapur për në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Santiago Bernabeu.

Ndeshja filloi vrullshëm për “galaktikët” të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën ’24 me anë të Vinicius Jr pas një pasimi të mrekullueshëm nga Toni Kross.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Realit, ndërsa e dyta nisi me një përmbysje nga ana e bavarezëve të cilët brenda 4 minutash shënuan dy gola me anë të Lerony Sane në minutën ’53 dhe Harry Kane në minutën ’57.

Kur u duk se ndeshja po mbyllej me fitoren e bavarezëve, Vinicius JR shënoi sërish, këtë herë me penallti duke vulosur barazimin në Allianz Arena.