Interi dhe Milan do të sfidojë njëra-tjetrën në gjysmëfinalen e Champions League. Përveç trajnerit të zikaltërve, Inzaghi ka dhënë mendimin e tij për këtë sfidë edhe lojtari Di Marco.
“Arritëm në këtë fazë të kompeticionit, duke ditur rëndësinë e luajtjes së një derbi, stimujt duhet të vijnë për të gjithë. Unë kam luajtur dhe kam parë shumë, të luash në një gjysmëfinale të Champions League do të jetë mirë”.
Kush do të fillojë si favorit? “Nuk ka favorite në derbi, çdo ndeshje ka një histori të ndryshme. Nga sot do të mendojmë për ndeshjen e nesërme, pastaj me qetësi do të mendojmë për ndeshjen e kthimit”.
Keni gjetur vazhdimësi- “Kemi pasur një periudhë të sezonit ku ka pasur rezultate në Champions por jo në kampionat” – Tha ai.





