Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka njoftuar se punonjësit e policisë do të kryerjen testin e drogës.

Mësohet se 20 të parët janë dërguar ditën e sotme pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, për të saktësuar nëse janë apo jo përdorues të lëndëve narkotike.

Kujtojmë se testi i drogës për punonjësit e policisë është kërkuar vazhdimisht pas ngjarjeve të ndryshme kriminale në vend.