Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover është takuar këtë të enjte me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, rreth 30 minuta.
Glover shihet e shoqëruar dhe me anëtaret e tjerë të OSBE/ODIHR të cilët mbërritën në vendin tonë për të monitoruar nga afër zgjedhjet e 14 majit.
Mësohet se fokus i takimit me Celibashin kanë qenë zgjedhjet e 14 majit dhe çështjet që lidhen me gjetjet e raportit të ndërmjetëm të ODIHR.