Policia e qytetit të Krujës ka shpallur në kërkim dy persona që akuzohen se kanë goditur në kokë me qytën e pistoletës një 30-vjeçar.

F.Rr. 48 vjeç dhe Xh.Rr 59 vjeç, të dy banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Tapizë kanë kanosur dhe goditur me qytë pistolete në kokë 30-vjeçarin me inicialet  M.K., të cilin e kanë lënë të dëmtuar të lehtë.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

• F.Rr. 48 vjeç, banues në Krujë;

• Xh.Rr. 59 vjeç, banues në Krujë.

Më datë 24.06.2017, shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Tapizë, Krujë dyshohet se kanë kanosur dhe goditur me qytë pistolete në kokë, duke e dëmtuar lehtë shtetasin M.K. 30 vjeç, banues në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në bashkëpunim.