Godasin me sende të forta dy persona, si dhe dëmtojnë ambientet e një lokali në Bulqizë, arrestohen në flagrancë nga Policia

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit, u bë arrestimi i shtetasve:

Rruzhdi Rushiti, 24  vjeç, banues në  Bulqizë,

Dritan Tançi, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasit R.N., 40 vjeç, dhe A.M., 51 vjeç, banues në Bulqizë, duke u shkaktuar dëmtime të lehta.

Gjithashtu të arrestuarit kanë dëmtuar duke thyer xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit M.D. 54 vjeç.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89, 25, 150 të Kodit Penal.