Sherri verbal mes tyre në zonën e Shkozetit ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta.
Për pasojë, shtetasit D.D. dhe E.D. 39 dhe 18 vjeç, të dy banues në Durrës, kanë lënduar njëri-tjetrin me mjete rrethanore.
Por nuk ka mbaruar gjithçka këtu. Pasi janë qetësuar disi dhe kanë bërë një bilanc të lëndimeve trupore u është dashur të përballen edhe me policinë.
Kjo e fundit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për të dy protagonistët e sherrit, të akuzuar për veprën penale “Lëndime të tjera me dashje”.





