TIRANE, 10 prill 2013 – Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli e ka mbyllur me sukses garën e tij në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Ai ka mundur të marrë një medalje ari dhe dy bronzi. Godelli mori Medaljen e Arit në stilin e shtytjes, ndërsa në dygarësh dhe në stilin me shkëputje ai mori dy medalje bronzi.

Këto janë medaljet e para që Shqipëria, si vend organizator merr në këtë Europian të Peshëngritjes.

Pritshmëritë më të mëdha janë për Romela Begajn, e cila do të konkurojë në Baterinë A. Gara e saj është në orën 20:00, dhe pritet që Pallati i Sportit “Asllan Rusi” të ketë një numër të madh tifozësh shqiptarë.