Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se dhunoi një 60-vjeçar, në lagjen ‘Lef Sallata’, në Vlorë.
Ngjarja ka ndoshur ditën e djeshme, ndërsa Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kryer arrestimin e shtetasit, D.Shahaj, 33 vjeç banues në Vlorë.
Policia bën me dije se 33-vjeçari, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht duke përdorur sende të forta shtetasin V.Gj., 60 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.





