Zlatan Ibrahimoviç ka paralajmëruar largimin e tij nga futbollit. Suedezi ka surprizuar me deklaratën e fundit, ndërkohë që një ditë më parë tha se i pëlqente Premier Liga. “Çdo gjë mund të ndodhë. Më mirë ta lësh futbollin kur je ndër më të mirët. Njerëzit do të kujtojnë më mirë se çfarë ke bërë në vitet e fundit. Të shohim se çfarë do të ndodhë. E ardhmja duket pozitive dhe tashmë është vendosur, këtë mund t’ju them”,-është shprehur Ibrahimoviç në konferencën për shtyp me kombëtaren e tij, duke lënë më shumë pikëpyetje pas deklaratës se sa sqarime për të ardhmen. Deklarata e Ibrës vjen në kohën kur disa nga klubet më të mëdha, kryesisht në Premier Ligë dhe në Serinë A, kanë shprehur hapur interesin për ta pasur në skuadër.
Godet Ibrahimoviç: Më mirë ta lë futbollin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Inteligjenca amerikane zbulon planin iranian për minimin e Ngushticës së Hormuzit
Zjarr në një autobus në Zvicër, 6 të vdekur dhe disa të plagosur! Dyshime se dikush i vuri flakën vetes
“E dua mo vlla”/ Selin shtanget pasi dëgjon për herë të parë deklaratat e Mirit, reagimi i banores: Ndjej keqardhje sepse…
Paralajmëroi Iranin, Trump merr masa: Shkatërruam 10 varka që vendosnin mina në Ngushticën e Hormuzit





