Arrestohet një 32-vjeçar nga fshati Drizar i Mallakastrës pasi dhunoi kryetarin e këtij fshati.
Sipas të dhënave zyrtare, Florent Çaushaj ka goditur me grushte për shkak të detyrës shtetasin E.S. 33 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Drizar si edhe i ka dëmtuar me sende të forta mjetin tip autoveturë me targë AA 868 HF në pronësi të tij.
I riu akuzohet për “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.





