Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Sarteano (komunë në Siena, Itali), i akuzuar për tentativë vrasje të ish-bashkëshortes së tij 27 vjeçe.

Për të shuar sherrin, kanë ndërhyrë disa banorë, ndërsa më pas në vendngjarje mbërritën karabinierët, që vunë në pranga 36-vjeçarin për tentativë vrasje.

Siç raportojnë mediat lokale, rreth orës 21 të së martës, gruaja shkoi në banesën e 36-vjeçarit për të marrë djaloshin 4 vjeç, të cilin gjykata ja kishte besuar pas ndarjes së çiftit.

36-vjeçari e ka sulmuar madje e ka ndjekur edhe në rrugë jashtë banesës. Gruaja ka marrë dy goditje, një në krah dhe një në gjoks.

27-vjeçarja është transportuar në spital me urgjencë. Fillimisht, gjendja e saj shëndetësore u vlerësua e rëndë nga mjekët, por sipas raportimeve të fundit të medieve italiane, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.