Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident duke përplasur automjetin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Shijak, ku drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç. B., banues në këtë qytet, ka goditur nga mbrapa automjetin e shërbimeve të Policisë, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. B., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka goditur nga mbrapa automjetin e Policisë, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.