Policia parandalon përshkallëzimin e krimit në një familje në Velipojë.
Efektivët e rendit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Arben Ndoci, 34 vjeç, banues në Velipojë.
Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në kokë kunatën e tij (bashkëshorten e vëllait), shtetasen S. N. 31 vjeçe, banuese në Velipojë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.





