Arrestohet në flagrancë një 36-vjeçar nga Sukthi, i cili akuzohet se ka dhunuar me sende të forta një burrë e një grua.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ll., 36 vjeç, banues në Sukth, pasi më datë 26.04.2020, ka goditur me sende të forta shtetasin V. K., 40 vjeç dhe shtetasen A. K., 39 vjeçe.

Ngjarja e regjistruar ditën e diel, sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.

Aktualisht 40-vjeçari V.K. i dhunuar ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, ndërsa policia ka nisur edhe procedimin penal ndaj tij në gjendje të lirë, pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues në banesën e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”,”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim pa leje”.