Policia e Krujës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar pasi ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm për motive të dobëta, ndërsa mësohet se gruaja 37-vjeçare, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia shpall në kërkim një shtetas për veprat penal "Dhunë në familje", "Plagosje e rëndë me dashje " dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G.Gj., 43 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit ky shtetas, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj.,37 vjeçe,banuese në Fushë Krujë, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë për veprime të mëtejshme.





