Goditet gjatë detyrës një mjeke në spitalin e Shijakut.

Policia njofton se shtetasi D.I. 33 vjeç ka goditur mjeken J.Ç. në spitalin e Shijakut, për arsye që nuk bëhen të ditura.

Ai është vënë në pranga, ndaj të cilit rëndon akuza “Goditje për shkak të detyrës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin D. I., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi në ambientet e spitalit Shijak ka goditur shtetasen J. Ç., me detyrë mjeke në këtë spital”, informoi policia e Durrësit.