2 dhjetor 2015 – Arrestohet një 33-vjeçar nga Kruma e Hasit, pasi ka goditur në krye të detyrës një efektiv policie në këtë qytet.
Sipas burimeve policore, punonjësi i policisë rrugore ka qenë duke ushtruar detyrën në momentin kur Endrit Mulaj, ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Mulaj është arrestuar në kushtet e flagrancës. Ai akuzohet për “Goditje për shkak të detyrës”.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyen që e çuan në këtë veprim 33-vjeçarin.
/portali DurresLajm/