Godet punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Ernest Çela, 22 vjeç, banues në Memaliaj.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është konfliktuar e më pas ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë, M.H, 35 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 237 i Kodit Penal.





