Pas videos që “DurrësLajm” publikoi një ditë më parë, në të cilën shihej një person teksa vidhte një telefon në një prej furrave të bukës në qytetin e Durrësit, një tjetër video ka mbërritur në redaksi.

Një qytetar ka dërguar pamjet filmike, që dëshmojnë një tjetër vjedhje që i njejti person ka kryer vetëm pak ditë më parë.

Grabitja është regjistruar në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar, përballë gjykatës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur grabitësi, i qetë në dukje dhe i veshur me një xhup ngjyrë blu me kapuç, hyn në oborrin e një godine private prej nga ku vjedh një biçikletë.

Ndonëse ora e kamerës së sigurisë shënon 14:52, kohë kjo kur zona për të cilën po flasim është mjaft e populluar, sërish kjo nuk e ka penguar grabitësin të largohet i patrazuar.

Më shumë të kenë kujdes njerëzit. Ka këtë xhaketën që lexon ‘KS.Kastrioti’ me numrin 8 përpara”, shkruan qytetari, që denoncoi rastin.