Teuta vijon të përforcohet në merkato, teksa vetëm pak minuta më parë, ka zyrtarizuar një tjetër emër mjaft të njohur të futbolli shqiptar.

Bëhet fjalë për sulmuesin shkodran Armando Vajushi, i cili vjen pas një eksperience të madhe në kampionatin bullgar, por edhe në Serinë B italiane.

Sulmuesi 27-vjeçar ka luajtur në Shqipëri më herët me Vllazninë e Shkodrës, ndërsa më pas u transferua te Litexi në Bullgari.

Në vitin 2015 kartoni i Vajushit u ble nga skuadra e Chievos dhe që atëherë sulmuesi ka luajtur si i huazuar në skuadra të Serisë B si Livorno, Pro Vercelli dhe së fundi Avellino.

Me këtë afrim, shtohet komoditeti i trajnerit Blendi Shkëmbi, që tashmë ka gjithçka i duhet për të synuar diçka më tepër sesa thjesht një vend në kupat e Europës.