Kandidati republikan për President të SHBA-së Donald Trump, vijon me deklaratat e tij shokuese. Ai ka theksuar edhe një herë se do të torturojë terroristët dhe do të vrasë familjet e tyre nëse zgjidhet president.
“Nuk do ta harroj kurrë 11 shtatorin. Do të vë në dispozicion gjithë fuqinë time ligjore për arrestimin e armiqve terroristë. Jam i vetëdijshëm se SHBA-ja është e ndërlidhur nga ligje dhe traktate dhe nuk do të kërkoja nga ana e ushtrisë ose zyrtarëve të tjerë të shkelnin ligjin”, thotë ai për “Wall Street Journal”.
Për shkak të këtyre deklaratave të publikuara dy ditë më parë, Trump mori kritika të ashpra edhe nga vetë kampi i tij .