Një adoleshent ka rënë në prangat e policisë në Berat, pasi akuzohet se ka dhunuar të atin.

I arrestuari është A.P. 17 vjeç, banues në Berat.

"17-vjeçari për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin S.P, 44 vjeç", thotë Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.